FORMULA 1/ Hamilton: Të gjithë duan Red Bullin, është më bukur ti mundësh si rivalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 18:13

FORMULA 1/ Hamilton: Të gjithë duan Red Bullin, është më bukur ti mundësh si rivalë

Si do të ishte të drejtoje Red Bullin e Maks Vershtapenit? Kjo është një pyetje që të gjithë pilotët e skuadrave të tjera të Formulës 1 me shumë mundësi ia kanë bërë vetes, duke ëndërruar të matin forcat me një makinë të njëjtë me holandezin. Një pyetje e tillë është bërë edhe Luis Hamiltonit, ndërsa anglezi ka ngacmuar edhe rivalin e tij holandez:

HAMILTON

“Sigurisht që do të isha i lumtur të garoja kundër Vershtapenit me të njëjtën makinë, por nuk mendoj se ai do që unë të jem shoku i tij i skuadrës”, u shpreh Hamiltoni.

RINOVIMI ME MERCEDESIN – Shtatë herë kampioni i botës foli për mënyrën se si po e përjeton momentin e tij te Mercedesi: “Rinovimi me këtë ekip tregon përkushtimin tim ndaj ekipit. Le të jemi realist, të gjithë këtu ëndërrojnë të ngasin makinën më të shpejtë. Por kur erdha në Mercedes nga një skuadër më e famshme (MekLaren), më pëlqeu vizioni për të kontribuar në një ekip në rritje dhe fitim, të kesh sukses ishte një ndjenjë e mrekullueshme”,

SFIDA E RE – Hamilton ka folur edhe për sfidën e tij të re në F1, e cila është e qartë: “Të punoj me skuadrën ku bëj pjesë për të mundur Red Bullin. Të gjithë do të dëshironin të drejtonin Red Bullin, diçka që do të më pëlqente edhe mua, por pas dy sezoneve të vështira, do të ishte një ndjenjë edhe më e mirë të punoja për ti mposhtur si kundërshtarë sesa të hipja në atë makinë”, përfundoi piloti britanik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"