Formacioni i mundshëm i Interit/ Shkrinjar e nis nga stoli, ndoshta edhe Perisiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 17:22

Formacioni i mundshëm i Interit/ Shkrinjar e nis nga stoli, ndoshta edhe Perisiç

Punë sërish e veçuar edhe mëngjesin e djeshëm për Milan Shkrinjarin, i kushtëzuar nga shqetësimi muskulor që e ka përndjekur gjatë ditëve të fundit dhe që, deri më sot, lë dyshime mbi praninë e tij si titullar për ndeshjen kundër Sasuolos. Nëse sllovaku do ngrejë “flamurin e bardhë”, në vendin e tij do jetë Miranda përkrah De Vrajt.

inter-esultanza-luglio-2018

Jashtë Naingolan e Zhoao Mario për probleme muskulore, në fushë do jetë Lautaro Martinez në mbështetje të Ikardit. Në mesfushë Vesino fiton konkurrencën me Galjardinin në dyshen me Brozoviçin. Perisiç mund ta nisë nga pankina, me në vendin e tij Azamoahn dhe Dalbertin si mbrojtës të majtë. Binari i djathtë, do ndërtohet nga D’Ambrozio-Politano.

inter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"