Formacionet e mundshme/ Suedia me skemën klasike, anglezët do tentojnë të çajnë “murin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 12:53

Formacionet e mundshme/ Suedia me skemën klasike, anglezët do tentojnë të çajnë “murin”

Nuk shihet si një kombëtare spektakolare (edhe pse, sipas statistikave, është si një nga më solidet e këtij Botërori: në tri ndeshje nga katër portieri Olsen nuk ka pësuar gol), por me siguri më konkretja dhe që arrin të nxjerrë maksimumin nga çdo ndeshje (së paku kështu ka ndodhur deri tani).

su

Edhe kundër Anglisë, sot (sfida nis në orën 16:00), pra, trajneri Anderson pritet të propozojë modulin e zakonshëm 4- 4-2 me Olsen në kuadrat, Kraft e Augustinson në krahët e prapavijës, Lindelëf e Grankvist në qendër dhe Larson si “digë” përpara mbrojtjes. Ndërsa reparti i sulmit do t’i besohet “kolosit” Berg dhe Toivonenit.

Anglia

Për sa u përket anglezëve, dy fitoret kundër Tunizisë e, mbi të gjitha, Panamasë i kishin iluduar të gjithë në ambientin e “Tre Luanëve”. Humbja në ndeshjen e tretë (dhe të fundit) të grupit kundër Belgjikës dhe barazimi pas 120 minutash me Kolumbinë u ka rikthyer anglezëve statusin “skuadër e fortë, por jo shumë…”.

ang

Krahasuar me të kaluarën megjithatë përfaqësuesja britanike shfaqet më e vetëdijshme mbi aftësitë e saj dhe më e kujdesshme nga pikëpamja taktike. Për të kaluar “murin” suedez, Sauthgejt mendohet të konfirmojë pjesën më të madhe të 11-shes që barazoi ndaj “Cafeteros”, duke kaluar megjithatë te moduli 3-5-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"