Formacionet e mundshme/ Barça me dhimbje koke të trefishtë kundër Majorkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 12:00

Formacionet e mundshme/ Barça me dhimbje koke të trefishtë kundër Majorkës

Formacioni titullar kundër Majorkës për shkak të mungesave të Gavit, Baldesë, Pedrit, De Jongut dhe Arauhos nuk është dhimbja e vetme e kokës për trajnerin e Barcelonës sonte në mbrëmje (21:00).barcelona

Trajneri i katalanasve, gjithashtu duhet të mbajë parasysh rotacionet e mundshme ose të menaxhojë çdo ndryshim gjatë ndeshjes për të pasur sa më pak probleme në çdo pjesë kyçe, duke menduar për ndeshjen e kthimit në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve të martën (21:00) kundër Napolit, gjithashtu në “Montjuiç”.

Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, Barça duhet të ketë parasysh se janë katër lojtarë që po përballen me pezullim për takimin Atletiko-Barcelona, një ndeshje kyçe në La Liga, pasi skuadra e Simeones është rivale direkte për zonën Champions. Levandovski, Kanselo, Kristensen dhe Oriol Romeu rrezikojnë të mungojnë kundër Atletikos nëse ndëshkohen ndaj Majorkës sonte në mbrëmje.gfhjh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"