Florian Marku kampion bote/ Presidenti Ilir Meta: Një sukses i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 21:20

Florian Marku kampion bote/ Presidenti Ilir Meta: Një sukses i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas shpalljes kampion botë të boksierit shqiptar Florian Marku.

meta marku

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se fitorja e Markut është një sukses i jashtëzakonshëm pë boksin tonë profesionist.

“Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBF!

Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin”, shkruan Kreun i Shtetit.

Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"