Flet Auron Miloti: Me një lojtar si Latifi nuk fitohet kampionati. Kjo Vllazni ka një mangësi në krahasim me atë të sezonit të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 19:33

Flet Auron Miloti: Me një lojtar si Latifi nuk fitohet kampionati. Kjo Vllazni ka një mangësi në krahasim me atë të sezonit të kaluar

Auron Miloti, një emër i njohur i futbollit shkodran, mendon se Vllaznia e këtij edicioni, nuk ka krijuar ende një grup, si ajo e sezonit të kaluar. Duke folur për “SuperSport” para sfidës me Laçin, ai theksoi se individualitetet nuk mund ta çonin ekipin deri te fitorja e titullit, ndaj duhej loja e grupit.

auron miloti

“Vllaznia e fazës së parë ka një ndryshim me Vllazninë e vjetshme. I mungon grupi ku për mendimin tim personal ka qenë në sezonin e kaluar forca kryesore e ekipit. Po tani me ndeshjen ndaj Kastriotit, duket se erdhi forca e grupit dhe nëse e shpreh atë emocion edhe sot, mund të shkojë te fitorja.

Titulli është shumë herët, janë tre skuadra që luftojnë për kampion. Vllaznia ka ekip me lojtarë cilësorë, por me një lojtar si Latifi nuk mund të fitohet kampionati e ndeshja. Shpresojmë të vijnë edhe të tjerë si Hoxhaj që po vjen, Da Silva nga ana sulmuese, mendoj që do të arrijnë.

Vjet ishin lojtarë të tjerë, kishte kohën 2-3 muaj trajneri që grupin ta bashkonte. Kurse tani është e vështirë se kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, harmonia është pjesë edhe e karaktereve të lojtarëve. Po ta shohësh ndeshjen e kaluar, emocionet që shprehu në fushë skuadra pas golit, ajo është kryesoja te ekipi. Lojtarët i ka, grupin po e formon, të shpresojmë”, tha Miloti.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"