“Flamurtarin nuk duhet ta shikojmë nga renditja”, Barjamaj: Fitorja me Partizanin shijon më shumë me tri pikë në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 16:15

“Flamurtarin nuk duhet ta shikojmë nga renditja”, Barjamaj: Fitorja me Partizanin shijon më shumë me tri pikë në Vlorë

Marjo Barjamaj është një nga lojtarët e talentuar që po luan këtë sezon në Superiore me Bylisin, ndërsa iu bashkua ballshiotëve që kur këta të fundit ishin pjesë e Kategorisë së Parë.mario-bajramaj

Mesfushori është prodhim i akademisë së Partizanit dhe të shtunën sfidoi ish-skuadrën, duke qenë ndër më të mirët. “Në Superiore nuk kam luajtur shumë, sepse kam pasur edhe një dëmtim, që tashmë ka kaluar. Ndihem mirë dhe po luaj rregullisht në takimet e fundit, duke shfrytëzuar mundësinë që më jep trajneri. Të luash në Superiore është e vështirë, por është edhe një sfidë, pasi unë e shoh si trampolinë. Bylisi është ambienti i duhur për të qenë edhe më mirë në të ardhmen. Jam vetëm 21 vjeç dhe synoj të luaj jashtë vendit”, tha fillimisht Barjamaj për “Panorama Sport”.

Ai foli edhe për ndeshjen e radhës që Bylisi do të luajë ndaj Flamurtarit të shtunën në Vlorë. “Kemi disa mungesa, por javët e fundit sikur jemi mësuar. Edhe në Shkodër shkuam pa 6-7 lojtarë. Bylisi luan në grup dhe dominon forca kolektive. Kjo është arma jonë më e fortë. Të gjithë sulmojmë dhe të gjithë mbrohemi. Flamurtarin e vlerësojmë shumë dhe duam që të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje. Nuk e shohim kundërshtarin nga pozita në tabelë, pasi vlonjatët janë ekip me emër dhe traditë, por kanë edhe kualitete. Ndaj, ne shkojmë për të marrë rezultat pozitiv për synimet që kemi. Fitorja që bëmë me Partizanin shijon më shumë me tri pikë në Vlorë”, deklaroi mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"