Flamurtari, të dielën protestë ndaj FSHF-së. Vlonjatëve u soset durimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 16:59

Flamurtari, të dielën protestë ndaj FSHF-së. Vlonjatëve u soset durimi

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se me mbështetjen e grupimit ultras të tifozëve, si dhe miratimit të administratorit të klubit, Sinan Idrizi, të dielën para ndeshjes Flamurtari-Kamza, do të zhvillohet një protestë prej 15 minutash për vendime që arbitrat kanë marrë në këto javë të para në dëm të kuqezinjve.

Flamurtari tifozet

Pritet që takimi i programuar për të dielën (22 tetor) në orën 17:00, të nisë të paktën me 15 minuta vonesë. Klubi është i bindur se “fushata” kundër Flamurtarit me gjyqtarët është tendecioze nga institucioni i futbollit shqiptar, nisur nga kritikat që kanë ardhur vazhdimisht nga vetë administratori Idrizi për FSHF-në.

Në lidhje me gabimet e arbitrave këto javë ndaj Flamurtarit, mesfushori i skuadrës vlonjate, Emiljano Musta, ka postuar në “Instagram”, edhe një foto, duke ironizuar xhaketat e zeza për vendimet e tyre këtë sezon.

emiljano musta flamurtari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"