Flamurtari pezullon Veliun dhe katër të tjerë, urdhër të stërviten me të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2015 | 18:32

Flamurtari pezullon Veliun dhe katër të tjerë, urdhër të stërviten me të rinjtë

Flamurtari gezon golin ne FierPlas te Flamurtari! Klubi vlonjat ka pe zulluar dje kapitenin Franc Veliu, mbrojtësin Polizoi Arbri, si dhe tre të huajt: Vukashin Tomiç, Baco Nikoliç dhe Jani Urdinov. Burime të sigurta pranë drejtuesve konfirmuan për “Panorama Sport” se këtyre katër lojtarëve u është bërë e ditur se për një afat të pacaktuar nuk duhet të stërviten me Flamurtarin, por me skuadrën e të rinjve të klubit. Kjo masë është marrë nga presidenca me motivacionin për performancë të dobët të lojtarëve në ndeshjet e aktivizuara së fundmi, që kanë sjellë edhe mungesën e rezultateve.

Ndërkohë, si për të vërtetuar masën që është marrë, në seancën e së enjtes të katërt futbollistët kanë munguar, por gjithashtu ata nuk kanë qenë të pranishëm as në stërvitje me të rinjtë. Mendohet se ky është vetëm hapi i parë i klubit pas ecurisë negative në kampionat. Masat janë paralajmëruar prej kohës nga drejtuesit dhe duket se tani thjesht po zyrtarizohen.

Reagimet – Veliu dhe Arbri mohojnë për gazetën që të jetë marrë ndaj tyre një masë pezullimi nga ana e klubit. Të kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, kapiteni dhe mbrojtësi i krahut e kanë justifikuar mosprezencën në stërvitje, me faktin se janë të dëmtuar. “Nuk jam pezulluar. Jam i dëmtuar dhe nuk po stërvitem me asnjë ekip”, është shprehur fillimisht Veliu, ndërsa beratasi Arbri deklaroi: “Nuk e di nga janë hapur këto fjalë sa i përket pezullimit tim. Thashetheme mund të ketë shumë, por unë di të them se jam i dëmtuar në kofshë. Kjo është e vërteta”.

Fakti që edhe nga ana e klubit nuk është dalë dje me një komunikatë zyrtare për pezullimet, ka bërë që edhe lojtarët të “driblojnë”, por burime të sigurta të gazetës sqarojnë se gjithçka është fakt i kryer, teksa në ditët në vijim pritet të flasë vetë Idrizi. Kontratat – Nuk ka asnjë klauzolë në kontrata që mban lojtarët në Vlorë pas dështimit dhe daljes nga objektivat. Sipas marrëveshjes që futbollistët e Flamurtarit kanë bërë në fillim të sezonit me klubin, zgjidhja e kontratës bëhet në mënyrë të menjëhershme nëse ekipi pëson katër humbje radhazi.

Në një kohë që Flamurtari regjistron shtatë humbje, prishja e kontratës bëhet edhe më e lehtë. Por, lojtarët jo vetëm do të largohen, por edhe do të ndëshkohen. Të njëjtat burime sqaruan dje se të huajt e afruar në janar, do të ndëshkohen financiarisht. Pritet që lojtarëve t’u mbahen rrogat e fundit, por edhe një vlerë prej 30% e kontratës. Këtu futet mos rimbursimi 20% i TVSHsë, por edhe 10% gjobë për dështimin. Mendohet se i njëjti penalizim do të jetë në fuqi për të gjithë lojtarët e Flamurtarit, por kjo mbetet për t’u parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"