Flamurtari del nga “koma”, emërohen drejtuesit e rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2019 | 20:14

Flamurtari del nga “koma”, emërohen drejtuesit e rinj

Emërohen drejtuesit e rinj të Flamurtarit. Veç trajnerit të ri Gerd Haxhiu, kanë marrë detyrën edhe drejtuesit e rinj të klubit.

pollozhani2

Ardi Ciruna është emëruar drejtor i përgjithshëm, ndërsa do të zëvendësojë Ardi Beharin, i cili është larguar tashmë nga klubi vlonjat pas 1 dekade.

ardi ciruna

Ndërkaq, ish-kapiteni Pollozhani është emëruar drejtor sportiv dhe zbulues i talenteve. I paprekur mbetet Edmond Liçaj që do të vijojë të jetë drejtor në klub. Liçaj dhe Pollozhani së bashku me trajnerin Haxhiu janë të  superfuqishëm për të bërë merkaton dhe ndërtimin e ekipit të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"