Flamurtari blindon krahët e mbrojtjes, prezanton futbollistin nga kampionati suedez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 12:21

Flamurtari blindon krahët e mbrojtjes, prezanton futbollistin nga kampionati suedez

Klubi i Flamurtarit po përforcon radhët e tij me lojtarë që vlonjatët shpresojnë se do të ndihmojnë skuadrën të ngushtojë diferencën me dy ekipet e kreut dhe ta kthejë në garën për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

podrimcaku

Klubi ka zyrtarizuar afrimin me një futbollist 21-vjeçar, i cili vjen nga futbolli suedez. Mbrojtësi i majtë Arton Podrimcaku ka nënshkruar me skuadrën vlonjate, për t’u vënë në urdhrat e Resulit për vijimin e sezonit.

Futbollisti i cili ka dalë nga akademia e Kallmarit, ka luajtur edhe me ekipet e Hogsbi dhe Oskarshamns AIK në kategoritë e ulëta të futbollit suedez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"