Flamurtari bën prapakthehu! Rinis bashkëpunimi me Troisin, këtë herë si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2023 | 21:10

Flamurtari bën prapakthehu! Rinis bashkëpunimi me Troisin, këtë herë si…

Flamurtari rinis bash këpunimin me Mar celo Troisin. Klubi ka bërë prapaktheu, me trajnerin që e shkarkoi disa javë përpara se të mbyllej kampionati dhe e zëvendësoi me Diego Longon. Pavarësisht polemikave për mungesë rezultatesh, akuzave për komisione dhe përplasjes me italianin që e pasoi, kuqezinjtë kanë vendosur një bashkëpunim të ri me brazilianin.

TROISI

I kanë vendosur “kapak” asaj që ndodhi në muajt e fundit dhe tashmë i kanë krijuar mundësinë që bëjë… menaxherin. Në fakt ky është profesioni kryesor i Troisit. Edhe gjatë kohës që ka bërë trajnerin, nuk e kanë lënë pas dore “zanatin” fillestar. Braziliani duket se do të jetë menaxher i mirëfilltë, ndryshe nga presidenti i Turbinës. Kujtojmë që pak kohë më parë është afruar edhe Gentjan Gjoka në klub dhe këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti.

KA 4 DITË NË VLORË – Prej 4 ditësh, Marcelo Troisi gjendet në Vlorë. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se ai i ka sugjeruar Flamurtarit edhe brazilianin Aleksandre di Estefano. Ky i fundit ka firmosur tashmë zyrtarisht me vlonjatët. Në fakt ishtrajneri një ditë përpara se braziliani të prezantohej, ishte në klub ku zhvilloi një takim me kreun e klubit. Gjithashtu ai ndoqi edhe seancën e parë stërvitore të Flamurtarit, e cila u zhvillua të hënën pasdite. Ai është parë të hyjë në stadium pasi stërvitja kishte filluar. Ngjiti shkallët dhe direkt u pozicionua në tribunë, ku iu bashkua Idrizit. Kjo shënon një tjetër bashkëpunim mes Troisit dhe Flamurtarit, tashmë në rolin e menaxherit. Gjasat janë që ai të sjellë në Vlorë edhe lojtarë të tjerë, por më shumë hapësira mund të ketë në janar, pasi aktualisht skuadra duket e plotësuar.

VUCAJ “ZBARKON” TE FLAMURTARI – Mbërrin në Vlorë edhe Erjon Vucaj. Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”. 32- vjeçari ishte dje në qytet, ku takoi drejtuesit dhe arriti përfundimisht akordin. Ai ka luajtur për kuqezinjtë edhe më parë, konkretisht në sezonin 2015-2016. Eksperienca nuk i mungon, ndërsa ka mbrojtur ngjyrat e Vllaznisë, Laçit, Tiranës, Skënderbeut dhe Luftëtarit në Shqipëri. Ka edhe përvojë përtej kufijve. Në 2018-2019 luajti në Kosovë te Drita, ndërsa një sezon më pas u zhvendos në Mal të Zi te Tuzi. Tashmë Vucaj do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Emiljano Çelës.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"