Fituan medalje ari në Olimpiadë, presidenti Meta përgatit nderimin special për dy xhudistet e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2021 | 11:12

Fituan medalje ari në Olimpiadë, presidenti Meta përgatit nderimin special për dy xhudistet e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nesër do të takojë dy xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, si dhe trajnerin Driton Kuka, të cilët do t’iu akordojë titullin “Nderi i Kombit”, kjo për arritjen historike në Olimpiadën e Tokios, ku si Nora ashtu dhe Distria arritën të fitonin medalje ari në sportin e xhudos.

distria

Lajmin për ceremoninë speciale të organizuar nga presidenti Meta, e bëri të ditur kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili do të jetë pjesë e kësaj ceremonie në presidencën në Tiranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"