Fitorja ndaj Kaljarit, Lautaro & Co shkruajnë historinë për Interin në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 22:58

Fitorja ndaj Kaljarit, Lautaro & Co shkruajnë historinë për Interin në Serinë A

Interi ka fituar sot me shifrat 2-0 ndaj Kaljarit në transfertë dhe ka vazhduar startin perfekt në këtë edicion në Serinë A me dy fitore në dy ndeshjet e para. Një start i cili i ka mundësuar zikaltërve që të regjistrojnë për herë të parë në historinë e klubit një statistikë të veçantë.

inter

Pas fitores që erdhi me golat e Dumfris dhe Lautaro Martinez, faqja e statistikave “Opta” bëri të ditur se rezulton që ky është edicioni i pestë radhazi ku zikaltërit kanë fituar të dy ndeshjet e para në kampionat.

Një seri e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e klubit zikaltër, pavarësisht se është ndër më të suksesshmit në Serinë A dhe thuajse gjithmonë mes pretendentëve për titull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"