Fitorja minimale ndaj Korabit në Kupë, Martini: E kishim vlerësuar shumë kundërshtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 15:11

Fitorja minimale ndaj Korabit në Kupë, Martini: E kishim vlerësuar shumë kundërshtarin

Trajneri i Teutës, Edi Martini, është i kënaqur që kjo ndeshje e parë në turin e dytë të Kupës u mbyll me fitoren e skuadrës së tij, paçka se në shifrat minimale 0-1. Në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport”, shkodrani që drejton “djemtë e detit” në sezonin e tretë radhazi nuk harroi të bënte elozhe për mikpritjen e dibranëve.

Martini

“Jam i kënaqur me fitoren. Luajtëm me një formacion ndryshe, por e kishim vlerësuar në maksimum kundërshtarin. Korabi ka një ekip simpatik, të organizuar shumë mirë. Jam i kënaqur me terrenin, që na mundësoi të luanim futboll të pastër.

Mikpritja dibrane më ka befasuar. Iu uroj të rikthehen sa më shpejt në Superiore”, deklaroi trajneri i kampionëve, që dje ruajti disa titullarë për transfertën në Laç, mes tyre fantazistin Sherif Kallaku, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"