Fitorja e vuajtur e Bylisit ndaj Lushnjës, trajneri Bellai: Kundërshtarët na mbyllen, ndaj vonon goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 21:57

Fitorja e vuajtur e Bylisit ndaj Lushnjës, trajneri Bellai: Kundërshtarët na mbyllen, ndaj vonon goli

Bylisi është i pathyeshëm. Ndoshta nuk shkëlqejnë dhe as bëjnë goleada, por marrin atë që u duhet. Mundën në limite Lushnjën dhe vazhdojnë të jenë të parët në renditje. Pas tetë javësh, janë e vetmja skuadër që nuk kanë pësuar asnjë humbje (përveç një barazimi me Tomorin).

Bylis 1-0

Hero u bë sërish Marin Abazaj, ashtu si ndeshjen e fundit. Shënoi në të 86-ën dhe u dha fitoren ballshiotëve. Verdhejeshilëve pastaj nuk u mjaftoi loja e mirë dhe rastet, pasi në fund dolën “thatë”.

Arian Bellai e dinte që ishte sfidë delikate, por i kënaqet atij goli që erdhi në fund. Pas ndeshjes, trajneri i Bylisit tha: “E kisha paralajmëruar që do të ishte ndeshje delikate. Lushnjën e pata studiuar dhe bëmë gjithçka për të marrë pikët. Më vjen mirë që Abazaj shënoi sërish.

Bellai

Morëm një fitore dhe konsoliduam pozitat në renditje. Duhet ende shumë punë sidoqoftë. Pse nuk shënojmë shpejt? E kërkojmë golin dhe bëjmë këtë me aksione të rrjedhshme, por ka shumë ekipe qe na mbyllen dhe kjo na e vështirëson pak. Por, e rëndësishme është që jemi ku duhet”. Sakaq, homologu i tij i Lushnjës nuk foli. Gugash Magani është parë mjaft i nervozuar pas disfatës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"