Fitoret e para jashtë fushe, Kombëtarja shqiptare e nisi rrugëtimin nga… Athina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 11:35

Fitoret e para jashtë fushe, Kombëtarja shqiptare e nisi rrugëtimin nga… Athina

Kombëtarja shqiptare ka një histori me 375 ndeshje të luajtura që nga viti 1946 dhe deri më tani.

10

Mirëpo, për triumfin e parë zyrtar në një takim eliminator, i duhesh të priste 49 vite. Pra, në ndeshjen e 121-të në historinë e saj, më 7 qershor 1995, në Kishinau të Moldavisë, arriti fitoren e parë jashtë fushe.

Më parë një gjë të tillë e kishte bërë në një miqësore të luajtur në Athinë kundër Greqisë më 4 shtator 1991, duke fituar 0-2 me dy gola të Sokol Kushtës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"