Fitore 9-0 dhe Alban Hoxha një “ish”, shikoni pikantet e sfidës Apolonia-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 12:09

Fitore 9-0 dhe Alban Hoxha një “ish”, shikoni pikantet e sfidës Apolonia-Partizani

Apolonia dhe Partizani përballen mes tyre ditën e sotme, në një ndeshje ku skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv. Fierakët kërkojnë të shijojnë fitoren e parë në Superiore për këtë sezon, ndërsa të kuqtë duan të rikthehen te triumfi, pas barazimit pa gola ndaj Laçit. Më poshtë iu sjellim disa pikante për këtë takim:BE1703B6-A8C5-4618-929D-5BF82309ECF2

– Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Apolonisë është zhvilluar më 27 mars 1949. “Demat” fitonin me shifrat 9-0, që është dhe rezultati më i thellë në historikun e këtij çifti.

– Në 25 vitet e fundit në Superiore, Apolonia dhe Partizani janë ndeshur 26 herë mes tyre, me bilancin: 8 fitore Apolonia, 15 fitore Partizani dhe vetëm 3 barazime; golavarazhi: 42-25 për të kuqtë.

– Apolonia ka fituar për herë të fundit ndaj Partizanit më 30 gusht 2014, me gol të shënuar nga Mikel Canka; fitorja e fundit e Par- tizanit më 4 prill 2015, po 1-0, me gol të Stefan Raçiçit.

– Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, ka statusin “ish”, pasi në sezonin 2008-2009 ka qenë pjesë e Apolonisë së Fierit, ndërsa te fierakët, Rimal Haxhiu është produkt i akademisë së kuqe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"