Firmosin Lekaj dhe Kepi, klubi do edhe Çutrën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 24, 2015 | 20:08

Firmosin Lekaj dhe Kepi, klubi do edhe Çutrën

lekaj - bruno kepiDrejtuesit e klubit të Kastriotit kanë bërë goditjet e radhës në merkato, duke e përforcuar akoma edhe më shumë ekipin. Kështu nga dita e djeshme janë bërë zyrtarisht pjesë e krutanëve, mbrojtësi Bruno Kepi dhe mesfushori Senad Lekaj, të cilët kanë nënshkruar për një sezon me këtë skuadër.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për “Panorama Sport” administratori i Kastriotit, Altin Hoxha .

“Dje arritëm të konkretizonim dy blerje cilësore. Bëhet fjalë Bruno Kepin dhe Senad Lekajn. Të dy futbollistët hodhën firmën në kontratë, duke u bërë kështu pjesë e Kastriotit për edicionin e ri futbollistik”, ka theksuar administratori krutan. Nga sa mësohet, drejtuesit e presidencës janë në bisedime dhe me një tjetër futbollist cilësor. Bëhet fjalë për mesfushorin Xhynejt Çutrën, i cili në edicionin e kaluar është aktivizuar me Tërbunin. Në ditët në vijim do të mësohet dhe fati i tij nëse do të firmosë apo jo me skuadrën e Kastriotit, që pak nga pak po merr formë.

Përgatiti: Ndriçim Kruja






www.minuta90.com