Postuar: Janar 18, 2020 | 15:17
Firmosi me Interin pas 9 vitesh, De Gea me fjalë zemre për Jangun: Fat që kemi luftuar çdo betejë së bashku!
Portieri i Mançester Junajtid David De Gea përshëndeti ish-shokun e skuadrës Eshli Jang, i cili do të nisë aventurën e tij të re me Interin.
Gardiani i “Djajvë të Kuq” e falenderoi 34-vjeçarin për të gjitha vitet që luajtën bashkë dhe besimin e treguar kundrejt njëri-tjetrit.
“Jangi, kemi përjetuar shumë beteja së bashku. Ka qenë një fat i madh që jam mbështetur te ty në çdo betejë. Shumë fat në kapitullin tënd të ri”, shkruan 29-vjeçari spanjoll.
Jang u prezantua ditën e djeshme te klubi zikaltër si përforcimi më i ri në merkaton e janarit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"