VIDEO / Finalja nuk ka histori, Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2017 | 16:51

VIDEO / Finalja nuk ka histori, Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave pasi mposhti 3-0 Apoloninë në finale.

Vllaznia femra Kupa

Takimi i luajtur sot në “Elbasan Arena” pati rivalitet vetëm në pjesën e parë, që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas pushimit, vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Lekaj dominuan dhe gjetën tri herë golin.

Doci Vllaznia femra penallti

Doçi zhbllokoi ndeshjen menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë (48’), ndërsa në të 57-n Jashari dyfishoi epërsinë e kuqebluve. Çerek ore para fundit, sërish Doçi vulosi suksesin e Vllaznisë duke plotësuar dopietën personale nga pika e penalltisë.

Vllaznia 3 - 0 Apolonia femra

Përkundër disfatës, arritja deri në finale është një sukses për një ekip si Apolonia, i krijuar vetëm tri vite më parë dhe i përbërë nga lojtare të reja fierake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"