Finalja Juventus-Real Madrid për rekord, grumbulloi 25.4 milionë euro baste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 16:23

Finalja Juventus-Real Madrid për rekord, grumbulloi 25.4 milionë euro baste

Kompanitë e basteve janë një nga bizneset më të mëdha në botë, ashtu sikurse futbolli, prandaj kur këto dy “planete” grumbullohen me njëri-tjetrin sigurisht që shumat e parave që qarkullojnë janë stratosferike. Pas një studimi të bërë nga kompania “Agipronews” dhe raporteve të saj në lidhje me shifrat e luajtura në baste në Itali, konkluzioni është se finalja e Ligës së Kampioneve, e vitit 2017, ka qenë dueli në të cilën italianët kanë qarkulluar më shumë para në baste, në historinë e këtij vendi.

Juventus vs Real Madrid 2

Shifra që është luajtur për sfidën mes Juventusit dhe Realit të Madridit, në Kardif, e fituar nga spanjollët 4-1, grumbulloi jo pak, por 25.4 milionë euro. Në vend të dytë është sërish Juventusi, por në finalen e Champions-it 2015, kundër Barcelonës, me 15.6 milionë euro, ndërsa në podium ngjitet edhe Bajern Munih – Inter në vitin 2010 me 14.4 milionë euro baste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"