Finalja e Kupës së Italisë, zbuloni notat e Strakoshës dhe Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2019 | 18:00

Finalja e Kupës së Italisë, zbuloni notat e Strakoshës dhe Gjimshitit

Pas ndeshjes, dy shqiptarët janë vlerësuar me nota të ndryshme. Strakosha me notën 6 dhe mbrojtësi i Atalantës me 4.5.

berat gjimshiti

Gjimshiti 4.5 – “Nuk vendoset thuajse asnjëherë në vështirësi, edhe sepse praktikisht Lacio sulmoi në anën tjetër sidomos në pjesën e parë. Pastaj bën një gabim trashanik ndaj Korreas, pas të cilit nuk e merr më veten. I radhës është momenti kur Milinkoviç Saviç shënon golin, duke iu larguar pikërisht mbulimit të tij”.

tomas strakosha

STRAKOSHA 6 – “I gatshëm dhe gjithmonë për të vendosur barrikadën në portën e tij. E nis me Gomez, pritja ndaj të cilit nuk u duk shumë e vështirë. Më pas ia del saktë në rastin që gabon Açerbi, më i rrezikshmi i Atalantës. Në pjesën e dytë i duhet të ndërhyjë vetëm një herë ndaj Kastanj dhe ndal sërish Gomezin”, ishin vlerësimet për dy kuqezinjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"