Finalizimi, “shkaku” i barazimeve të Naftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:19

Finalizimi, “shkaku” i barazimeve të Naftëtarit

Barazimi me Kamzën në stadiumin e Beratit i ka lënë jo pak të zhgënjyer lojtarët e Naftëtarit, të cilët edhe pse kanë qenë në avantazh nuk kanë arritur të marrin fitoren e parë në kampionat. “Ndaj Kamzës meritonim më shumë se barazimi. Dominuam në raste dhe në lojë, por në përfundim morëm vetëm një pikë. Ndoshta pati edhe këtë herë gabime të gjyqtarëve, të cilët vazhdojnë të penalizojnë vazhdimisht. Por gjithsesi i kishim mundësitë që ta mbyllnim më shpejt ndeshjen, madje që në pjesën e parë. Pa dyshim duhet të përmirësohemi më shumë në aspektin finalizues”, – ka thënë mesfushori Florian Kopaçi.
Enkel Baku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"