Fillimi i Kategorisë Superiore duket ende larg, Partizani ikën nga Shqipëria dhe shkon në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 18:00

Fillimi i Kategorisë Superiore duket ende larg, Partizani ikën nga Shqipëria dhe shkon në…

Mesa duket fillimi i Kategorisë Superiore është ende larg, për shkak të bojkotit që është duke u bërë nga klubet, të cilat kërkojnë nga qeveria plotësimin e 4 kërkesave.

Partizani

Këtë e konfirmon edhe një veprim i klubit të Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare, se skuadra është larguar nga Shqipëria dhe është nisur ditën e sotme drejt Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Në njoftimin e klubit thuhet se skuadra do të zhvillojë aty disa ditë përgatitjet, kjo falë kushteve dhe temperaturave optimale që ofron qyteti liqenor.

Ky veprim i skuadrës kryeqytetase tregon edhe njëherë se fillimi i kampionatit duket ende larg dhe nuk kanë ndërmend të rikthehen në fushë nëse qeveria nuk plotëson kërkesat.

k

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"