Fetollari: Tani prisni “shpërthimin” e Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2016 | 20:29

Fetollari: Tani prisni “shpërthimin” e Pogradecit

Pogradeci është gati për sezonin e ri futbollistik dhe një gjë të tillë e tregoi testi i fundit ndaj Skënderbeut, ku liqenorët arritën të fitonin.

pogradeci skenderbeu

“Ekipi me stërvitjen që ka zhvilluar më bindi që do të jetë konkurrues, pasi ka në përbërje lojtarë cilësorë që do të dinë të menaxhojnë lojën. Dua të theksoj që në ndeshjen me Skënderbeun treguam vlera duke u mbrojtur mjaft mirë, por edhe duke sulmuar rrezikshëm.

Pogradeci i ka të gjitha mundësitë për të qenë konkurrues. Këtë më së miri do ta tregojmë në kampionat. Konkurrenca në grupin ku do të luajmë do të jetë e fortë, por kjo nuk na tremb. Nëse do të jemi të kujdesshëm, me siguri do të kemi rezultate. Koha e përgatitjes ka qenë e mjaftueshme, ndaj prisni vetëm “shpërthimin” e ekipit”, ka thënë trajneri Festim Fetollari.

PËLLUMB STAROVA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"