Ferraj te Dinamo, për stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2014 | 9:07

Ferraj te Dinamo, për stërvitje

Cimili-dhe-FerrajBlutë e Dinamos pas disa “goditjeve” në merkato kanë nisur të bëjnë edhe zyrtarizimet për sezonin e ri. Nga porta në sulm ndryshimet që vihen re aktualisht janë të pakta, por duke marrë parasysh kohën e nisjes së përgatitjeve, dinamovitët presin të bëjnë të tjera përforcime. Vetëm dje ekipit i është bashkuar Nertil Ferraj. Lojtari i linjës së majtë nuk ka qëndruar gjatë pushim, por është rikthyer në tapetin e blertë dhe ka gjetur pikërisht skuadrën ku ka dalë si futbollist. Skuadra e tij e fundit ishte Kastrioti, ndërsa ende nuk ka gjetur ekip të ri. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Ferraj thotë: “Kam dalë vetëm për stërvitje me ish-ekipin tim, ndërsa nuk kam përcaktuar ende të ardhmen. Kam oferta, por do të vendos në vijim. Për Dinamon nuk mund të them asgjë, pasi nuk e kam menduar ende këtë opsion.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"