Fat i keq për mbrojtësin e Kombëtares, mbyll para kohe sezonin për shkak dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:46

Fat i keq për mbrojtësin e Kombëtares, mbyll para kohe sezonin për shkak dëmtimi

Ardian Ismajli ndalet më shpejt sesa fundi i parashikuar i këtij sezoni. Mbrojtësi i Kombëtares, me një paraqitje fantastike te Hajduk Split, duhet të pushojë për të paktën 3 javë. Mirëpo, kjo korrespondon edhe me numrin e ndeshjeve të mbetura, pasi në kampionatin kroat vetëm 3 të tilla kanë mbetur deri në fund.ismajli

Në ndeshjen e fundit kundër Osijekut, qendërmbrojtësi kuqezi është dëmtuar në fund të pjesës së parë. 23-vjeçari i gjatë 186 centimetra ka pësuar një tërheqje në këmbë. Mjekët, pas ekzaminimeve të specializuara kanë përcaktuar se shqiptarit i duhen të paktën 3 javë kohë për një rikuperim të plotë. Ismajli është aktivizuar në 30 ndeshje këtë sezon duke regjistruar dy asiste, edhe pse është qendërmbrojtës si dhe duke koleksionuar 10 kartonë të verdhë.

23-vjeçari është një nga pikat e forta të prapavijës së Kombëtares, tek i cili pritet që trajneri Reja të mbështetet në periudhën e ndeshjeve për në Ligën e Kombeve, duke parë formën e mirë të mbrojtësit dhe mbi të gjitha edhe faktin që te Hajduk Split ai po luan me sistemin e mbrojtjes me 3, i njëjtë si ai që Reja preferon të aplikojë tek ekipi ynë kombëtar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë skuadra e Hajdukut të Splitit në një komunikatë zyrtare për mediat, duke njoftuar dëmtimin dhe mungesën e qendërmbrojtësit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"