Farruku: Fitorja ndaj Tomorit na jep krahë, ja pse Burrelit i duhet trepikëshi ndaj Luzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 17:47

Farruku: Fitorja ndaj Tomorit na jep krahë, ja pse Burrelit i duhet trepikëshi ndaj Luzit

Matjanët kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme të shtunën ndaj Tomorit, dhe tani e presin me qetësi transfertën me Luzin. Sulmuesi Florenc Farruku për gazetën u shpreh: “Ndaj Tomorit zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë duke dominuar në çdo aspekt të lojës.

florenc farruku burreli

Një fitore që na jep krahë, qetësinë e duhur dhe na motivon për vazhdimësinë. Ndeshjet sa vijnë e bëhen më të vështira. Kështu do të jetë edhe kjo javë ndaj Luzit.

Po përgatitemi maksimalisht që ta kalojmë me sukses këtë sfidë dhe të heqim nga memoria humbjen e befasishme të fazës së parë. Shpresojmë që këtë herë të fitojë Burreli”.

NDERIM GOCI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"