Fabregas merr çmimin “Guinnes”, ja për çfarë është vlerësuar spanjolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 14:56

Fabregas merr çmimin “Guinnes”, ja për çfarë është vlerësuar spanjolli

Çesk Fabregas ka arritur shumë në karrierë por tashmë është koha për rekorde. Së fundmi ai është vlerësuar me rekordin “Guinness” si futbollisti më i shpejtë që ka arritur të dhurojë 100 asiste. Këtë rekord e ka arritur me 263 ndeshje të luajtura në kampionat.

Fabregas-Chelsea_tcm25-544269

Ai ishte ndalur në kuotën e 99 asisteve, por numri jubilar erdhi kur ndihmoi Uillianin në shënimin e golit të dytë të takimit në 31 dhjetor 2016, në ndeshjen Çelsi-Stoke Siti,  përfunduar me rezultatin 4-2. “Unë nuk jam më i shpejti, as më i forti, por ky rekord në karrierën time është një nga gjërat që më bën më shumë krenar. Kjo më tregon mua se kam bërë mirë”, u shpreh spanjolli. Ai ka pozuar me 2 pllakada në duar, njëra nga të cilat është një rekord tjetër, si futbollisti ë ka dhuruar më shumë pasime në 30 sekonda, çmim që e ndan me Xhemi Redknap, ish futbollist i djajve të Liverpulit.

Cesc-Fabregas_tcm25-544268

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"