Eventi i rëndësishëm i “CCIT Award”, DigitAlb vlerësohet si platforma më e ndjekur në 2019-tën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 18:12

Eventi i rëndësishëm i “CCIT Award”, DigitAlb vlerësohet si platforma më e ndjekur në 2019-tën

DigitAlb është vlerësuar nga eventi i rëndësishëm, CCIT Awards, si platforma më e ndjekur nga shqiptarët për vitin 2019, në mbrëmjen gala të mbajtur një ditë më parë, ku ishin të pranishëm biznesmenë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

digitalb-3

Në vitin 2007 DigitAlb iu prezantoi abonentëve një platformë unike që ecte me hapin e risitë botërore, bëhet fjalë për kanalet e para HD. Ndërkohë që sot kjo platformë ka arritur të shtrihej në të gjitha trojet shqip folëse duke u zgjedhur edhe si platforma më e ndjekur nga shqiptarët për vitin 2019.

Në mbrëmjen gala të organizuar ditën e djehsme, nuk mungoi dhe një fjalim i shkurtër i presidentes të “Top Medias”, Vjollca Hoxha, e cila u shpreh:

“Faleminderit për vlerësimin. Kjo është një platformë jo vetëm për Shqipërinë, por unë e them me plot gojën që kjo është platforma më e mirë dhe në Ballkan dhe më gjerë. Sinqerisht ky çmim i shkon të gjithë shikuesve që kanë besuar tek kjo platformë. Ne përveç premtimit që kjo platformë do të jetë më e mira, nuk kemi se çfarë të themi më. Gëzuar të gjithëve dhe kalofshi sa më mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"