Event special për mbledhjen e fondeve për sportin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 21:21

Event special për mbledhjen e fondeve për sportin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale

“Special Olympics Albania” do të organizojë të shtunën një veprimtari për mbledhje të fondeve për sportin për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

specil

NJOFTIMI – “Jashtëzakonisht madhështor. I rëndësishëm. Unik. Special është diçka për të cilën duhet të përpiqemi. Komplimenti më i lartë. Një fjalë që shpresojmë të na përshkruajë. Jo për gjërat që nuk mund të bëjmë. Po për çfarë mund të bëjmë.

Dhuroni për misionin e vizionin e Special Olympics për të siguruar sa më shumë aktivitete dhe gara sportive për personat me aftësi të kufizuara intelektuale në Shqipëri dhe do të keni mundësi të përfaqësoni nismën me bluzën SPECIAL.

• Për dhurime 4000 ALL | 40 € përfiton një t-shirt.
• Për dhurime 6000 ALL | 60 € përfiton një sweatshirt.
• Për dhurime 8000 ALL | 80 € përfiton një hoodie.

Dhurimet cash (para në dorë) dhe dorëzimet e bluzave do të kryhen pranë Pazarit të Ri në datën 6 Prill 2024, gjatë Festivalit të Sporteve të Unifikuara me qëllim mbledhjen e fondeve për Special Olympics Albania.

Dorëzimet e bluzave për dhurimet me bankë do të kryhen te Pazari i Ri në datën 6 Prill 2024 gjatë Festivalit të Sportve të Unifikuara, me paraqitjen e mandatit të bankës.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"