“Euforia e Europianit ka mbaruar”, Manaj i ka idetë e qarta: Të lëmë llafet, duhet të përmirësohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 23:15

“Euforia e Europianit ka mbaruar”, Manaj i ka idetë e qarta: Të lëmë llafet, duhet të përmirësohemi

Rei Manaj nuk ia doli që të linte shenjë në ndeshjen e rikthimit në radhët e Kombëtares, humbjen 3-0 ndaj Kilit. Por ai bëri të qartë se të gjithë duhej të përmirësoheshin në vijim.

bandicam 2024-03-22 23-03-25-034

“Ndeshja nuk vajti siç e kishim përgatitur. Kili ka lojtarë të mirë. Tani euforia e kualifikimit në Europian ka mbaruar, duhet të stërvitem që në ndeshjen e ardhshme të japim edhe më shumë

Nuk ishte çështje emocionesh, nuk na doli loja. Tani të stërvitmi, të shohim rastin tjetër me ndeshjen në Suedi.

Besoj se e kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe stili i Kilit që beri presion lart, na pengoi pak se kishim distancë nga mesfushorët. Por besoj se trajneri do na tregojë video ne ditët në vijim. Duhet të përmirësohemi, të lëmë llafet dhe asgjë tjetër”, tha Manaj për “SuperSport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"