Eto bëhet “shkes” për yllin e Liverpulit: Barcelona të përshtatet më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 19:41

Eto bëhet “shkes” për yllin e Liverpulit: Barcelona të përshtatet më mirë

Samuel Eto luajti për 5 vite tek Barcelona , ku zhvilloi 199 ndeshje dhe shënoi 130 gola.Salah2

Në një intervistë për “BBC” , Kamerunasi, ka folur me super lëvdata për stilin e lojës së katalanasve. Ai gjithashtu foli edhe për Mohamed Salah dhe parashikoi një të ardhme të madhe për egjiptianin, duke i sugjeruar edhe një skuadër për të vazhduar karrierën e tij  : “Barcelona do të ishte alternativa më e mirë, për karrierën e tij,  Real Madrid më dha mundësinë të largohem nga Afrika, por e di stilin e lojës së Barcelonës dhe mendoj se do të ishte më e mira për të.” – u shpreh ish-sulmuesi i katalanasve.Salah

Ndërkohë që të gjithë kampionatin më të fortë e konsiderojnë atë të Anglisë, kamerunasi ka një mendim tjetër: “Nëse ai ka mundësinë të luajë në ligën më të mirë në botë, e cila është liga spanjolle, ai duhet të nënshkruajë për Barcelonën. Salah ka gjithçka që i duhet për të qenë një nga lojtarët më të mirë në botë.” – mbylli prononcimin e tij 38-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"