“Është kthyer besimi te ekipi”, flet Zguro: Objektivi i Skënderbeut është të sigurojë mbijetesën para ndeshjes me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 15:31

“Është kthyer besimi te ekipi”, flet Zguro: Objektivi i Skënderbeut është të sigurojë mbijetesën para ndeshjes me…

Vangjel Zguro është shprehur se tashmë te Skënderbeu është rikthyer besimi. Për “Gol pas Goli”, mbrojtësi i Skënderbeut është shprehur se objektivi i skuadrës është që çështjen e mbijetesës të zgjidhet para ndeshjes me Bylisin.

bandicam 2021-04-10 15-27-06-066

“Është kthyer besimi te ekipi, duket kjo te ndeshjet e fundit. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Duke qenë se jam më i madhi në ekip, mundohem që t’iu flas më shumë lojtarëve, diçka që ma ka thën ë edhe trajneri.

Ndeshja me Ballshin është kryesorja për ne. Objektivi ynë është ta zgjidhim mbijetesën poara ndeshjes me Bylisin.

Ndeshjet në shtëpi? Sot kishim një kundërshtar të vështirë përballë. Shumica e ekipit janë çuna të rinj dhe ndoshta ka ndikim, fakti që luajmë në shtëpi.”, tha Zguro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"