Erzeni shkarkon trajnerin, zyrtarizon Stavri Nicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2019 | 11:33

Erzeni shkarkon trajnerin, zyrtarizon Stavri Nicën

Erzeni mbetet pa trajner. Klubi ka shkarkuar Vladimir Gjonin. Një vendim i papritur, por që vjen si pasojë e ecurisë jo fort pozitive. Ka qenë drejtori Altin Keçi që e konfirmon lajmin për “Panorama Sport”, teksa thotë: “Hoqëm trajnerin, ishte një vendim i marrë nga bordi drejtues”. 

erzenii

Me teknikun matjan është ndërprerë tashmë bashkëpunimi, ndërsa kujtojmë se 49-vjeçari e mori drejtimin e skuadrës në fillim të muajit tetor. Ai zuri vendin e Gentjan Begesë ( gjithashtu i shkarkuar), por aventura në stolin e Erzenit i zgjati vetëm 2 muaj.

E megjithatë, në klub nxituan dhe gjetën trajnerin e ri. Stavri Nicës, i cili drejtonte Devollin. tashmë është zyrtarizuar nga klubi i Erzenit.

Nica

Kujtojmë se 65-vjeçari e ka drejtuar ekipin edhe në 2015-ën. Shijakasit javën e fundit e bënë pushim, për shkak se kalendari i kishte rezervuar përballje me Shkumbinin (ekip që u përjashtua nga Komisioni i Disiplinës). Erzeni e mbylli vitin 2019 në vendin e katërt, me një diferencë prej 8 pikësh nga Kastrioti kryesues.

Fiqiri Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"