Erzeni në rënie të lirë, mbijetesa bëhet e vështirë për shikajasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 19:44

Erzeni në rënie të lirë, mbijetesa bëhet e vështirë për shikajasit

Erzeni pësoi plot 10 gola mes Kupës dhe kampionatit brenda katër ditëve, fillimisht kundër Vllaznisë, ku humbi 6-1 dhe më pas me Partizanin në disfatën 0-4 në Rrogozhinë.

erzeni

Nëse eliminimi nga Kupa nuk mund të bëhej dramë, problematika më e madhe është situata në kampionat. Pas 27 javësh, Erzeni pozicionohet në vendin e nëntë dhe nëse sot do të mbyllej sezoni, do të kishin zbritur nga kategoria. Edhe në edicionin e kaluar skuadra shijakase luftoi deri në fund për mbijetesë dhe ia doli të qëndronte me një ndeshje shtesë, duke mundur Korabin. Tashmë rivalët e saj për mbijetesë janë Kukësi, Teuta dhe Laçi, në një kohë që në lojë janë edhe 27 pikë.

Grupi i lojtarëve është i kompletuar, por shijakasve u duhet një sforco për të shpëtuar sezonin. Ndeshja e radhës kundër Laçit, që do të luhet të shtunën në orën 14:00 në stadiumin e Rrogozhinës, është jetike për Erzenin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"