Erzeni, drejt Ballshit me lëvizje në mbrojtje dhe sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2023 | 8:18

Erzeni, drejt Ballshit me lëvizje në mbrojtje dhe sulm

Erzeni do të kryej sot stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Bylisin, që do të zhvillohet të dielën në orën 13:00 në stadiumin e Ballshit.nmncm,nc

Trajneri Xhevahir Kapllani i bën llogaritë për këtë takim pa katër lojtarë titullarë, pikërisht mbrojtësit Gëzim Krasniqi, Nehar Sadiki dhe Vitor Leao, si dhe sulmuesin Ilirid Ademi. Tre të parët nuk janë riaftësuar ende pas dëmtimeve që kanë pësuar, edhe pse Sadiki ka qenë më afër rikthimit në fushë. Nga ana tjetër, Ademi mungon për shkak kartonësh në Ballsh. Sot Kapllani do të konfirmojë edhe situatën me sulmuesin Florijan Kadriu, i cili ka pasur probleme fizike në javët e fundit dhe gjasat janë që ta nisë nga stoli ndaj Bylisit.

Mirëpo, gjithë këto mungesa bëjnë që Kapllani të ndryshojë ekipin nga mbrojtja në sulm. Në balotazh për një vend në krahun e djathtë të prapavijës është Elvis Kovaçi dhe Anteo Osmanllari. Ndërsa në repartin e sulmit, në majë konfirmohet Nonato, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Kahrimanoviç dhe Asani. Kandidat për formacionin është edhe sulmuesi Dejvid Kapllani. Sa i përket mesfushës, trajneri pritet të konfirmojë të njëjtët lojtarë që u aktivizuan edhe në ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Shijakasit duan të mos dalin pa pikë nga një transfertë e vështirë si kjo e Ballshit, ku në fazën e parë humbën me shifrat 4-1.

RONALD FAJA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"