Emri i tij qarkullon për Bajernin, ja vendimi i Rumeniges për Vengerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 19:05

Emri i tij qarkullon për Bajernin, ja vendimi i Rumeniges për Vengerin

Prej së dielës në mbrëmje, që Niko Kovaç u shkarkua nga stoli i Bajernit, në mediat gjermane kanë qarkulluar disa emra për të zëvendësuar kroatin.

venger-470x279

Një prej emrave kandidat ishte Arsen Venger, i cili ka një eksperiencë të madhe duke drejtuar Arsenalin në më shumë se 1217 ndeshje prej tetorit të vitit 1996 deri në qershorin e 2018-ës.

Siç raporton “Bild”, trajneri francez ka telefonuar Karl-Hainz Rumenigen, për t’i shprehur interesin që të drejtojë bavarezët.

Dirigjenti i Bajernit e ka falendruar Vengerin, por në fund i ka thënë jo. Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë trajneri i ri i bavarezëve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"