Emocional për ritakimin me Gyndoanin, Rojs: Nuk do fshihemi, dimë të bëjmë surpriza në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 20:20

Emocional për ritakimin me Gyndoanin, Rojs: Nuk do fshihemi, dimë të bëjmë surpriza në Europë

Ishte mbrëmja kur Dortmundi u bënte përshtypje tifozëve anglezë dhe akoma më shumë shtypit ishullor për herë të parë që prej gjysmëfinales së Champions-it kundër Junajtidit në 1997. Shtypi britanik shkruante për një futboll thuajse perfekt, me shpejtësi të çmendur, duke u vendosur gjermanëve nofka si “tanku” apo “buldozeri gjerman”.

ROJS 1

“Ishte një ndeshje fantastike futbolli. Jam shumë i kënaqur dhe krenar”, thoshte Jyrgen Klop në 3 tetor 2012, pas barazimit 1-1 në “Etihad”. Sot dy skuadrat do të përballen sërish, për herë të dytë në një kompeticion europian.

Atëherë, luhej në fazën e grupeve. Kësaj radhe është një çerekfinale. Të paktën 5 lojtarë janë ende sot: Marko Rojs, autori i golit të asaj ndeshjeje, Humels dhe Pizçek për Dortmundin dhe Gyndoan (atëherë te Dortmundi) dhe Aguero për Sitin. “Do të jenë dy ndeshje shumë të forta, – thotë kapiteni i Borusias, Rojs.

ROJS

– Do të jetë shumë emocionuese të takohemi sërish me Gyndoanin, i cili është përmirësuar akoma më shumë. Siti është i pandalshëm, por ne nuk duhet të fshihemi, sepse e kemi treguar se në mbrëmjet europiane kemi qenë në gjendje që të dhurojmë gjithnjë spektakël”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"