Emeri provokon Realin për shortin: Mund të na kishte shkuar më keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 11:16

Emeri provokon Realin për shortin: Mund të na kishte shkuar më keq

Reali i Madridit është kampioni në fuqi, por Unai Emeri mendon se nuk ishte kundërshtari më i vështirë për PSG-në në shortin e Ligës së Kampionëve. Trajneri i francezëve thotë se kishte skuadra edhe më të forta, por Reali gjithashtu duhet respektuar. “Mendoj se nuk është kundërshtari më i vështirë i mundshëm.

Emeri

Ne jemi të përgatitur dhe kemi nivelin për t’u përballur me ta. Në Ligën e Kampionëve ndodh të përballesh gjithmonë me ekipet më të forta dhe herët a vonë do të luanim ndeshje të tilla. Jemi të lumtur dhe të karikuar për këto ndeshje. Reali është një ekip shumë i talentuar, por edhe PSG-ja nuk është shumë pas në këtë nivel. Do të jenë duele të bukura dhe shumë të luftuara. Shpresoj të kalojmë në fazën e ardhshme, sepse duam të bëjmë rrugë sa më të gjatë në këtë kompeticion”, ka thënë trajneri i PSG-së.

nejmar al khelaifi

Al Khelaifi- Numri një i PSG-së është i bindur se skuadra e tij do të jetë gati për t’u përballur me Realin e Madridit. “Kemi shumë respekt për Realin e Madridit. Do të jenë dy ndeshje të mëdha dhe tifozët duhet t’i shijojnë sepse do të jenë magjike. Edhe në Madrid, edhe në Francë, do të luhen duele të bukura. Unë e them gjithmonë që duhet të jemi të përgatitur për të luajtur ndaj ekipeve të mëdha dhe do të jemi të përgatitur”, ka thënë presidenti i klubit francez pas shortit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"