EKSKLUZIVE/ “Zgjohet” Luftëtari, zbulohet trajneri që do të drejtojë gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 11:51

EKSKLUZIVE/ “Zgjohet” Luftëtari, zbulohet trajneri që do të drejtojë gjirokastritët

Luftëtari “zgjohet” pas gjumit letargjik prej dy muajsh dhe emëron trajnerin që do të drejtojë skuadrën për sezonin 2023-2024.

edmond dalipi

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin bluzi se Edmond Dalipi do të jetë trajneri i ri, duke zëvendësuar në këtë detyrë Dritan Kristidhin dhe Arben Çonin, me të parin që vijon të jetë administrator i klubit.

Pritet që Dalipi të prezantohet në ditët në vijim, ndërsa objektiv do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë. Pjesa dërrmuese e grupit të lojtarëve të sezonit të kaluar pritet të rikonfirmohet.

Dalipi ka drejtuar më parë Dinamon, Tërbunin dhe Sopotin, ndërsa ka qenë edhe në stafin e Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"