EKSKLUZIVE/ Zgjidhen dilemat, Skënderbeu pranë një rikthimi të bujshëm në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 21:58

EKSKLUZIVE/ Zgjidhen dilemat, Skënderbeu pranë një rikthimi të bujshëm në pankinë

Skënderbeu duket se ka zgjedhur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se pas bisedimeve të ditëve të fundit drejtuesit korçar kanë arritur akordin parimisht me Migen Memellin.

Migen Memelli

Pritet kështu një rikthim i Memellit në stolin e korçarëve, me teknikun që dy sezone më parë arriti të siguronte mbijetesën me klubin, por u largua gjatë sezonit të fundit për shkak të mungesës së rezultateve.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi për të parë përsëri trajnerin Memelli në stolin e Skënderbeut, këtë herë në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"