EKSKLUZIVE/ U provuan 16 lojtarë, ja kush e bindi trajnerin e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 0:01

EKSKLUZIVE/ U provuan 16 lojtarë, ja kush e bindi trajnerin e Luftëtarit

Plot 16 lojtarë në provë te Luftëtari dhe në fund vetëm pesë prej tyre marrin OK-in e trajnerit slloven, Millosh Kostiç. Bëhet fjalë për lojtarë që janë të prespektivës dhe klubi bluzi kërkon t’u japë një shans, me shpresën se mund të zbulojë një tjetër Abazaj ose Bregu.

Luftetari

Pas katër ditëve testim, Kostiç ka vendosur që të mbajë 18-vjeçarin nga Berati, Eraldo Hyseni, i cili vjen pas aktivizimit në Kategorinë e Parë me Tomorin. Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese. Romario Cekaj është lojtari i dytë që është pëlqyer nga Kostiç. Qendërsulmuesi 20-vjeçar është aktivizuar me Iraklisin në Greqi dhe Slavoj Trebisov në Sllovaki gjatë sezonit të fundit.

Të rinjtë e tjerë që bindën trajnerin e Luftëtarit ishin mesfushori Ledion Xhymerti, që vjen nga Partizani U-19, si dhe 19-vjeçari Gentian Therçaj nga Dinamo, i cili luan gjithashtu në mesfushë. I fundit që kaloi klasën ishte i riu Dhimitër Andoni, që ka luajtur me Butrintin e Sarandës.

Stafi Luftetari

Pritet që të pestë lojtarët të nënshkruajnë kontrata afatgjata. Nga ana tjetër, mësohet se mesfushori David Bocaj dhe sulmuesi Kejdi Balla janë larguar nga Luftëtari për shkak të mungesës së hapësirave në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"