EKSKLUZIVE/ Tërbohen te Kukësi, nesër do luajnë në një fushë… kalçetoje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 23:34

EKSKLUZIVE/ Tërbohen te Kukësi, nesër do luajnë në një fushë… kalçetoje

Kukësi po kryen në këto momente stërvitjen e fundit ku do të luhet ndeshja e nesërme ndaj Valetës në orën 18:00, e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve. Sot verilindorët kanë udhëtuar që në orën 09:00 drejt Maltës, për t’u akomoduar në një nga hotelet e qytetit të Valetës.

stadiumi ku do luhet ndaj valetes

(Stadiumi ku do luajë Kukësi ndaj Valetës)

Mirëpo, pak minuta para se të kryen stërvitjen zyrtare në stadium, janë shokuar. Drejtuesit e Kukësit kanë menduar se ndeshja do të luhet në stadiumin më të mirë të Maltës, “Ta Qali” me afro 17 mijë vende, por klubi i Valetës ka bëërë një manovër, duke transferuar takimin në aneksin e këtij impianti, që quhet “Centenary – Ta’ Qali”. Bëhet fjalë për një fushë sportive, e cila ka vetëm një tribunë qendrore.

stadiumi ku kukesi mendonte se do luante

(Stadiumi ku priste të luante Kukësi ndaj Valetës)

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime në klubin kuksian, se ka pasur një ankesë në UEFA në lidhje me këtë çështje. Mirëpo, rezulton se impianti është i licencuar dhe tani nuk mund të ndryshohet. Ndërkohë, fusha është me bar artificial dhe në pamje të parë duket se i shkon për shtat Kukësit, por drejtuesit e klubit dhe stafi teknik, janë tronditur kur kanë parë gjendjen aktuale. Skerdilaid Sulozeqi

kukesi stervitje

(Nga seanca e sotme stërvitore)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"