Te Tirana çështja e trajnerit mbetet në “ajër”, zbulohen zëvendësuesit e mundshëm të Shehit tek bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2021 | 18:18

Te Tirana çështja e trajnerit mbetet në “ajër”, zbulohen zëvendësuesit e mundshëm të Shehit tek bardheblutë

Tirana vazhdon që të mos konfirmojë trajnerin për sezonin e ri. Të shumtë janë ata që mendojnë se Orges Shehi duhet të vazhdojë punën.

Shehi dhe Batha

Mësohet se presidenti Refik Halili e ka pyetur për merkaton. Nga ana tjetër konfirmim nuk ka. Trajnerit i mbaron kontrata deri në 31 maj, por ai ka oferta edhe në Kosovë.

Gjithashtu, te Tirana po qarkullojnë emra të tjerë trajnerësh. Dy janë më të rëndësishmit, Julian Ahmataj dhe Bledar Devolli. Dyshja mund të vishet sërish bardheblu.

Nga ana tjetër nuk është çudi të shihet ndonjë rikthim tjetër i madh nga viti i titullit, ndonëse Halili ka marrë kohë për t’u menduar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"