EKSKLUZIVE/ Shtyhet afati i merkatos në futbollin shqiptar, zbulohet deri në cilën datë klubet mund të kryejnë transferime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 18:50

EKSKLUZIVE/ Shtyhet afati i merkatos në futbollin shqiptar, zbulohet deri në cilën datë klubet mund të kryejnë transferime

Merkatoja për të gjitha nivelet e futbollit shqiptar është shtyrë deri në datën 5 shtator, ora 00:00! “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se kërkesa e FSHF-së për shtyrjen e afatit të transferimeve, është konfirmuar edhe nga FIFA, kësisoj çdo klub shqiptar, duke filluar nga Kategoria Superiore, deri në kategoritë inferiore, mund të kryejnë federimet deri në datën 5 shtator.

Merkato

Vlen të theksohet se regjistrimet e futbollistëve duhet të mbylleshin në 31 gusht, teksa organi më i lartë i futbollit në vend, vendosi që ky afat të shtyhej me 1 javë. Klubet do të kenë më shumë kohë për të bërë edhe lëvizjet e fundit në merkato. Gazeta zbulon se vendimi është marrë për shkak se kampionatet fillojnë vonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"