EKSKLUZIVE/ Sërish teste për koronavirus te Luftëtari, zbulohet përgjigjia për tre lojtarë te tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 12:18

EKSKLUZIVE/ Sërish teste për koronavirus te Luftëtari, zbulohet përgjigjia për tre lojtarë te tjerë

Për trajnerin e Luftëtarit, Neritan Novi, nuk ka kohë për të humbur. Izolimi i gjatë në kushtet e pandemisë, për stafin teknik të Luftëtarit do të thotë më shumë rritje “marshi” në planin fizik. Marrë shkas nga ndërprerja e kampionatit që nga 12 marsi, Luftëtari ka startuar përgatitjet me nga dy seanca stërvitore në ditë, me qëllim arritjen e parametrave fizikë në harkun e dy javëve stërvitore.

novi

Numri një i pankinës, në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, foli fillimisht për gjendjen fizike të lojtarëve. “Kemi filluar të stërvitemi me dy seanca stërvitore në ditë. Qëllimi ynë është vetëm një, që futbollistët të kapin kondicionin e duhur fizik për të përballuar dhjetë javët e mbetura të kampionatit. Më gëzon fakti që lojtarët erdhën pas karantinimit në peshë normale. Asnjë prej lojtarëve nuk ishte mbi peshë.

Luftetari

Në këto tri ditë përgatitje kam konstatuar që lojtarët kanë probleme me topin. Me të drejtë, pasi nuk kanë patur mundësinë e të stërviturit në grup. Kësisoj, seancat e pasdites deri në rinisjen e kampionatit do jenë të fokusura më së shumti në lojën me top. Do na duhet të menaxhojmë mirë kohën në dispozicion me qëllim shmangien e temperaturave të larta, të cilat nuk ndikojnë për mirë te lojtarët”, ka thënë fillimisht trajneri Novi.

Luftetari stervitje

TESTET – Te Luftëtari kryerja e tamponëve për Koronavirusin tashmë s’mund të etiketohet si surprizë. Paraditen e djeshme tamponëve iu nënshtruan edhe tre lojtarë të tjerë të bluzinjve. Bëhet fjalë për emra si Mikel Brahilika, Andon Karabina dhe Kabir Tahiraga.

Luftetari emra

“Është nismë e ndërrmarë falë bashkëpunimit të drejtuesve të klubit dhe sektorit të epidemiologjisë së Gjirokastrës me përfaqësues shefin e saj Arenc Brahimi”, sqaroi dje trajneri i Luftëtarit.

Tampon 2 luftetari

Ndërkohë, gazeta mëson se dje ka ardhur edhe përgjigjja për tamponët. Për fat të mirë të 3 lojtarët dolën negativë, duke i qetësuar të gjithë në ekip.

Tomor Shehu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"