EKSKLUZIVE/ Rubio: Nga Tirana ika se dikush më tradhëtoi, Skënderbeu e Partizani humbën siç pritej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 18:29

EKSKLUZIVE/ Rubio: Nga Tirana ika se dikush më tradhëtoi, Skënderbeu e Partizani humbën siç pritej

Nuk i ndahet shpir ti nga Shqipëria dhe aq më pak nga Tirana. Edhe pse u bënë 6 vite që është larguar, Hulian Rubio Sançez vazhdon të informohet për ishekipin dhe kampionatin tonë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ish-trajneri zbulon të pathëna të aventurës si bardheblu, si edhe shkaqet që sollën divorcin.

Rubio-ne-Tirana-Kamza-2-0

Jep një koment edhe për Tiranën aktuale, por nga hapur e thotë që nuk i pëlqen që të krahasohet me Ze Marian. Dhe nuk është një kapricio, pasi mendimin e tij e argumenton duke radhitur arsyet. Në fund ka disa fjalë për javën e fundit të Superiores, ndërsa thekson se deri në Spanjë kishin shkuar zërat se si do të dilnin rezultatet.

Tirana ngjitet pas një viti në Kategorinë Superiore…

Tirana është një klub shumë i madh. Jam shumë i lumtur që është ngjitur në elitë. Ai është vendi ku duhet të jetë dhe ka mundësi që të kapë edhe Europën.

E keni ndjekur Tiranën gjatë këtij sezoni dhe si ju është dukur?

Jo, nuk kam pasur mundësi që ta shoh. Por, nuk mund ta mohoj faktin që informohem në çdo kohë. Kam referenca rreth Tiranës, është një ekip i bërë ekskluzivisht për t’u ngjitur në kategori dhe shumë më superiore krahasuar me kundërshtarët e tjerë që ka hasur.

Ze Maria po shkon në gjurmët e Rubios. Ai ka vetëm një trofe më pak se ju…

Unë nuk mund të flas për Ze Marian, sepse realisht nuk e kam parë atë në proces punë. Nga sa jam informuar, ai kishte në shërbimin e tij asistent, përgatitës dhe trajner portierësh, pra i ka pasur që të gjithë mundësitë që të punoj i qetë. Shto këtu palestër apo edhe kamera për të regjistruar stërvitjet. Unë nuk kam pasur asgjë nga këto dhe jam adaptuar me ato kishte Tirana, edhe pse kur kam punuar në Spanjë nuk më mungonte asgjë nga ato që përmenda më lart. Mendoj se kam fituar disa finale, ndërsa ai ka vetëm një ngjitje në kategori, që është një kampionat i rregullt, i cili tregon ecurinë e një viti, pra ka një ndryshim shumë të madh. Nëse nuk është kështu, pyeteni edhe atë.

Si e vlerësoni punën e trajnerit brazilian te Tirana?

Ze Marian e punësuan për ta ngjitur ekipin në Superiore dhe ai e bëri, sepse ai e bëri punën e tij. Pra, bëri punën e tij. Ndaj dua që t’i përcjell urimet e mia shumë të sinqerta.

Keni ruajtur kontakte me lojtarët e Tiranës apo me drejtuesit?

Ruaj kontakte dhe marrëdhënie të shkëlqyera dhe me prej lojtarëve, por edhe tifozët e Tiranës. Unë jam një person shumë mirënjohës dhe në një moment të caktuar Tirana më dha punë, shumë punë.

Po me presidentin?

Me presidentin Halili kurrë nuk kam folur ose kam pasur kontakte. Mendoj se kemi shkuar shumë mirë, kam konsideratë për të si njeri dhe si president. Por, nuk e kuptoj se përse kurrë nuk kemi pasur kontakte.

A ka pasur Rubio një lojtar të preferuar?

Janë disa të tillë dhe me zor pres që të flas, por me të tjerë jo. Por, kështu e ka jeta. Tirana duhet të mbajë lojtarët e saj më të mirë.

Lojtari më profesionist dhe më pak profesionist që keni pasur te Tirana cili ka qenë, na thoni ndonjë emër?

Kam qenë me fat që kam pasur njerëz të mirë dhe të rregullt në atë kohë. Ua thashë mendimet dhe sjelljet që unë kam pasur në kohën kur isha vetë futbollist dhe që të gjithë e kuptuan se çfarë unë kërkoja. Disa i kuptonin pak më shpejt se të tjerët, por në fund të gjithë ishim një ekip dhe kjo e bëri më të lehtë. Nuk dua të përmend emra për më të mirët apo më të këqijtë, pasi në fund të fundit të gjithë ishim besnikë dhe fituam. Atëherë ne ishim më të mirët, pa kurthe dhe duke luajtur gjithmonë pastër (qesh).

Tani që kanë kaluar shumë vite, mund të na thoni pse nuk erdhi rinovimi mes jush dhe Tiranës?

Po, kishte akord edhe për dy vite me Tiranën. Por ishte një zotëri, që më vuri disa pengesa, pasi kisha fituar 4 ndeshje të sezonit pasardhës. Madje, ndaloi së paguari dhe largoi nga puna përkthyesin tim dhe pa e ditur unë, punë- soi një tjetër, i cili përcillte gjëra që unë nuk i kisha thënë te të tjerët, drejtues apo gazetarë. Këtë gjë, ne e quajmë “tradhti”. Do të shkoja në Spanjë atëherë, por më thërriti presidenti i Flamurtarit dhe shkova atje. Gjithsesi, për këtë do të flas kur t’i vijë koha.

Ju ka mbetur peng diçka nga aventura te Tirana?

Për Tiranën, unë kam vetëm fjalë të mira dhe një falënderim të madh. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, e cila më kënaqi shumë.

Çfarë i duhet Tiranës që të rikthehet “e madhe” dhe të shkojë drejt titullit kampion që mungon prej 10 vjetësh?

Të bëhesh një klub i madh, duhet të punosh që ta arrish. Nuk duhet të shitet më e mira dhe duhet të bësh më të mirën për të blerë. Duhet të rrethohesh nga njerëz shumë të zellshëm dhe mbi të gjitha besnikë. Duhet të largohet kush nuk shërben për të punuar e as për të konkurruar. Duhen mbajtur larg kurthet dhe shfaqjet dhe mbi të gjitha duhet besnikëri ndaj gjithçkaje për të arritur më të mirën.

U mbyll këtë javë edhe Kategoria Superiore. Skënderbeu u shpall kampion, Luftëtari shkoi në Europa Ligë, Kamza shpëtoi, ndërsa Vllaznia ra nga kategoria…

Në bisedat që kam pasur gjatë kësaj kohe me miq, kam folur edhe për atë që do të ndodhte në fund të këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Ndodhi ajo që u tha në fakt dhe jam shumë i trishtuar që ndodhi kështu.  Skënderbeu dhe Partizani humbën ndeshjet e tyre, por a mendoi dikush se mund të fitonin…?

Skënderbeu shpreson që të ndryshojë vendimi i UEFA-s për dënimin 10- vjeçar. Besoni te pafajësia e saj?

Unë shpresoj që të ndodhë kështu, por drejtuesit e saj duhet të punojnë për të, megjithatë rezultatet si ajo e javës së fundit, por edhe gjëra të tjera, ia heqin këtë të drejtë. Më vjen keq për Vllazninë, për stafin, lojtarët dhe fansat e tyre, por jam shumë i lumtur për Kamzën.

ADELA MERKO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"