EKSKLUZIVE/ Panik në Kategorinë e Dytë, regjistrohet rasti i parë me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 23:35

EKSKLUZIVE/ Panik në Kategorinë e Dytë, regjistrohet rasti i parë me COVID-19

Pas Kategorisë Superiore, ku rezultoi pozitiv me COVID-19, futbollisti i Bylisit, Eridon Qardaku, koronavirusi duket se ka “depërtuar” edhe në Kategorinë e Dytë. “Panorama Sport”, mëson nga burime konfidenciale se një prej drejtuesve të klubit të Butrintit të Sarandës, ka rezultuar pozitiv ditën e sotme, teksa mënjeherë një pjesë të lojtarëve dhe drejtuesve që kanë pasur konktakt me këtë person iu është bërë tamponi.

Butrinti-Maliqi

Për fat të mirë, drejtuesi i Butrintit, gëzon një gjendje optimale dhe nuk ka shfaqur shqetësime për të shkuar në spital. Ai aktualisht ndodhet i karantinuar në banesë.

Butrinti-Maliqi

Kujtojmë që Butrinti u përball ditën e mërkurë me Maliqin në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë. Drejtuesi në fjalë i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ishte i pranishëm në këtë përballje, i pajisur me doreza dhe maskë, duke shmangur kështu kontaktet me persona të tjerë. Gjithsesi në orët në vijim priten me ankth, përgjigjet e testeve të tamponëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"